Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës, znj. Véronique Hulmann, informon Politiko.makdomen.net
Në takim u bisedua për integrimin europian, ndryshimet kushtetuese si dhe ndihmën zvicerane ndaj vendit tonë.
Ahmeti e ka informuar ambasadoren Hulmann mbi rrugën e integrimit të vendit, përfshirë këtu edhe skriningun, duke vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar më tej procesin e integrimit.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu është cilësuar si nevojë e padiskutueshme sepse vendi nuk ka alternativë tjetër përveçse anëtarësimi në familjen e madhe europiane.
Gjithashtu, në këtë takim kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje dhe ka vlerësuar ndihmën e qeverisë zvicerane, për mbështjen e vazhdueshme që i ofron vendit tonë përmes programeve të ndryshme që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…