Categories: MAQEDONI

Pushteti i përgjigjet opozitës: Takim liderësh s’ka, vlen oferta e fundit!

Kryeministri i vendit dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i përgjigjet oponentit politik nga blloku maqedonas për ofertën për takim liderësh të formatit për zgjedhje të parakohshme, me qëndrimin se për të akoma vlen opcioni nga takimi i fundit të liderëve: të votohen ndryshimet kushtetuese që janë kusht për vazhdimin e procesit eurointegrues dhe të shkohet në zgjedhje parlamentare. Ndryshe, sipas kreut të ekzekutivit, do të priten zgjedhjet sipas kalendarit të rregullt.

“Unë si kryetar i LSDM-së, i autorizuar edhe nga partia ime dhe koalicioni, i kam ofruar liderit të VMRO-DPMNE-së zgjidhje: të hënën t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, të njëjtën ditë e lëshojmë Parlamentin dhe shkojmë në zgjedhje, ose nëse duan mund t’i hapin ndryshimet kushtetuese, të hynë në Qeveri nën parimin e paritetit, respektivisht 50% nga ministria, plus t’i mbyllim proceset e skriningut dhe të ndryshimeve kushtetuese, t’i hapim kapitujt, të mbyllin një apo dy, që jam i sigurt se mund t’i bëjmë deri në shkurt dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opocione që qëndrojnë akoma në tavolinë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Politiko.makdomen.net

Por kreu opozitar Mickovski është i mendimit se situata politike kërkon një takim liderësh për t’u përgatitur për zgjedhje.

“Duhet ta përgatisim atmosferën që të kemi proces korrekt të zgjedhjeve, jo vetëm të atyre presidenciale por edhe parlamentare. Pres mirëkuptim dhe përgjegjësi së paku një herë. Ne si VMRO me koalicion jemi në dispozicion për një takim të tillë.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, përcjell Politiko.makdomen.net

Kreu i VMRO-DPMNE-së Mickovski poashtu propozon që nikoqir i takimit të liderëve të jetë kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago