“Ndryshimet kushtetuese janë pjesa kryesore e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarin, e cila parashikon njohjen e pakicave bullgare si popull shtet-formues dhe bashkërendim të historisë dhe kulturës. Kjo marrëveshje është njohur nga Bashkimi Evropian si një prej kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim”.
Kështu thotë në një prononcim për portalin Politiko.makdomen.net, analisti politik Albert Musliu duke folur mbi bllokadën e opozitës maqedonase dhe kushtëzimin e opozitës shqiptare ndaj ndryshimeve kushtetuese.
Sipas tij, opozita shqiptare nuk duhet të kushtëzojë votimin e ndryshimeve kushtetuese me heqjen e pragut të 20 % për gjuhën shqipe.
“Nëse opozita insiston në heqjen e 20 për qindëshit nuk shoh diçka të keqe mendoj se është si çështje pak e vonuar. 21 vite ka pas kohë për heqjen e 20 për qindëshit nuk është diçka që është e re por nëse shkak i mos-ndryshimeve kushtetuese bëhet ajo, mendoj se opozita do të ballafaqohet me reaksionin e qytetarëve, por nuk besoj se do të arrij deri aty. Kjo temë u nis edhe gjatë ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, e pas asaj u ndërpre, e kështu që ka shumë kohë që po shfrytëzohet për qëllimet e opozitës si keqpërdorim i momentit”, deklaroi Musliu për Politiko.makdomen.net
Se ajo duhet të hiqet, shton ai, nuk ka dilema, po të kushtëzohen ndryshimet kushtetuese me heqjen e 20 për qindëshit mendoj se i shkon për shtati vetëm opozitës maqedonase.
“A është momenti tani? Atë duhet ta mendojnë ato – nëse eventualisht bëhen shkaku i mos-votimit të ndryshimeve kushtetuese. Unë jam shumë optimist se do të arrihet votimi i ndryshimeve kushtetuese dhe vendi do të mund të integrohet në Bashkimi Evropian”, thotë Musliu. (Politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…