Categories: SPORT

Kosova U17 promovohet në Ligën A në kualifikimet për Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka fituar miniturneun kualifikues të Grupi 1 në Ligën B për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Suedia 2024”, i cili gjatë ditëve të fundit u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Pas barazimit me Andorrën dhe fitores me Gjeorgjinë, vajzat dardane shënuan fitore në ndeshjen e tretë dhe përcaktuese për pozitën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të parat në epërsi kaluan mysafiret me golin e Kalina Popeski, në minutën e 10-të. Megjithatë, baraspeshën në rezultat e riktheu Rita Feka, në minutën e 27-të (1:1), me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë Dardanet ishin edhe më këmbëngulëse drejt portës mysafire, të vetëdijshme se vetëm fitorja kryente punë, pasi Maqedonia e Veriut në dy ndeshjet e para kishte shënuar fitore.

Punët për të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit u lehtësuan pas përjashtimit të Komnenovës në minutën e 68-të. E këtë epërsi numerike në fushë Dardanet e kapatializuan në minutën e 84-t, me golin e Liza Hoxhës, duke vulosur fitoren në këtë ndeshje, me shifrat 2:1.

“Kjo fitore na dërgon në Ligën A ku do të ndeshemi me kundërshtar shumë më të fortë. Jam shumë e lumtur për lojën që e kanë bërë vajzat dhe rezultatin pasi që në dy ndeshjet e para kemi stagnua edhe pse kemi arritur rezultate, një barazim dhe një fitore, mirëpo sot me kundërshtarin i cili i ka pas dy fitore kemi treguar një lojë shumë të mirë ofanzive, ku arritëm deri te fitorja shumë e rëndësishme.”, tha pas ndeshjes trajnerja Sanije Krasniqi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago