Categories: MAQEDONI

Sondazhi: Nikolla Gruevski me rejting më të madh se sa Hristijan Mickoski

Javorja në gjuhën maqedonase “Fokus” publikon të hënën sondazhin më të fundit të opinionit publik për disa tema aktuale. Në këtë anketë është marrë mendimi i qytetarëve për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në fokus të anketës janë marrëdhëniet politike, qëndrimi i qytetarëve për afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, por edhe vlerësimi i masave dhe politikave ekonomike të Qeverisë, informon Politiko.makdomen.net

Interesante në këtë matje të opinionit publik, që tërheqë edhe vëmendjen e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekspertëve, është se si përplasja mes Mickoskit dhe Gruevskit ndikon në vlerësimin e opozitares VMRO-DPMNE.

Anketa tregon se sipas perceptimit të qytetarëve në këtë moment, përçarjet e mëdha në VMRO-DPMNE e ka dobësuar këtë partinë dhe si rezultat i kësaj i bie vazhdimisht rejtingu.

Përçarja e brendshme, sipas anketës, ka tendenca të reflektohet në zgjedhje e ardhshme. Nëse ndodh që një subjekt i ri politik apo përkrahës të Nikolla Gruevskit të dalin në zgjedhje me lista të veta, siç spekulohet në qarqet politike si opsion i mundshëm, atëherë padyshim se kjo do ta dëmtojë drejtpërdrejt VMRO-DPMNE-në.

Pas anketës së IRI-së, ky është sondazhi i dytë që jep një vlerësim më të lartë të Nikolla Gruevskit në raport me Hristijan Mickoskin, por edhe në raport me Dimitar Kovaçevskin. Edhe pse Gruevski ka një avantazh të vogël prej 0.6%, nga pikëpamja e analizës politike.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të bëhet trend apo vetëm një pasqyrim afatshkurtër i pakënaqësisë së përgjithshme të qytetarëve ndaj të gjithë politikanëve. (Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago