Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca nuk do të lejojë të kthehet në Kosovë, dhuna e viteve ’90-të.
”Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, thotë, Stoltenberg, transmeton klankosova.tv.
Anise siç theksoi ai për Welt Am Sonntag, se gjendja në Kosovë, është për t’u shqetësuar, transmeton klankosova.tv.
”Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”.
Kreu i aleancës së mbrojtjes komentoi gjithashtu kërcënimet nga Moska për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike në luftën në Ukrainë.
”Retorika bërthamore e Rusisë është krejtësisht e papërgjegjshme, por rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia mbetet i ulët”, tha Stoltenberg.
Moska është e vetëdijshme se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të bëhet kurrë.
”Sigurisht, ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër aktivitetet ruse. NATO është një aleancë bërthamore dhe parandalimi bërthamor ka funksionuar për 75 vjet”.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…