Categories: MAQEDONI

Varadkar: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare, ai flet edhe për zhvillimin ekonomik dhe përfitimet që ka vendi i tij si anëtar i BE-së. Nga një vend relativisht i varfër 15 vite më parë, Irlanda si anëtare e Unionit arriti të përforcojë ekonomikisht dhe të mundësojë prosperitet për gjeneratat e reja në vend.

“Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë jetën e tyre aty, si dhe të zbulojnë mundësi të tjera”, thotë Kryeministri irlandez në video-fjalimin e tij.

Varadkar, në fjalimin e tij, thekson se anëtarësimi i Irlandës në BE e ndihmoi vendin të mbrojë identitetin e tij nacional. Kryeministri i Irlandës dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejt anëtare e familjes së madhe evropiane.

“Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të mbrojmë dhe ruajmë të identitetin tonë nacional. Shumë në atë kohë thanë se Irlanda do të gëlltitet nga i madhi Bashkim Evropian, por Unioni nuk funksionon ashtu. Ai respekton identitetet dhe diversitetin nacional. Dhe pres me padurim që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet familjes së BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Leo Varadkar, Kryeministër i Irlandës.

Deklarata integrale e Kryeministrit të Irlandës, Leo Varadkar

Unë jam Leo Varadkar, Kryeministër i Irlandës. Dua të them se Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ne u bëmë pjesë e BE-së 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë jetën e tyre aty, si dhe të zbulojnë mundësi të tjera.

Krahas kësaj, konsiderojmë se anëtarësimi i Irlandës në BE e ndihmoi vendin të mbrojë identitetin e tonë nacional. Shumë në atë kohë thanë se Irlanda do të gëlltitet nga i madhi Bashkim Evropian, por Unioni nuk funksionon ashtu. Ai respekton identitetet dhe diversitetin nacional.

Dhe pres me padurim që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet familjes së BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Me fat.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago