Categories: MAQEDONI

BDI: Kujt i pengon ligji për lojëra për të fatit me të cilin largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat

Bashkimi Demokratik për Integrim me habi dhe mosbesim po e ndjek debatin dhe fushatën kundër ligjit për lojëra të fatit dhe në mbrojtje të monopolit.

Kujt i pengon dhe po e bllokon për dy vite ligjin për lojëra për të fatit me të cilin:

– largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat
– Mbron dhe ndalon të miturit mga përfshirja në lojërat e fatit.
– Rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet të rritjes së tatimeve dhe çmimit të licensave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat.

Kush po e mbron monopolin 15 vjeçar dhënë një kompanie bulgaro-serbo-maqedonase për organizim e lojërave të fatit, fitimi i “raportuar” i së cilës është mesatarisht 15 milion euro në vit?

Kush nga opozita shqiptare lobonte për plotësim të ligjit me amandament në favor të kazinove?

Ligji është miratuar nga Qeveria, presim që edhe deputetët ta mbështesin atë menjëherë.
Largimi i kazinove dhe bastoreve si dhe demonopolizimi i industrisë janë politike dhe program i Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe qeverisë i miratuar në Kuvend.

Ne jemi të përcaktuar të demonopolizojmë çdo industri, në veçanti monopolet kriminele të bashkëjetesës së politikës me krimin dhe të kamufluar.

Asnjë fushatë e sponsorizuar me para të pista nga monopoli që mban peng penguesit nuk do të na ndalon nga përcaktimi jonë për ti larguar lojërat e fatit nga fëmijtë tanë, për ta demonopoliziar dhe liberalizuar tregun dhe për ti rritur të ardhurat në buxhet!

Fushatat blookuese, shpifëse, negative dhe ofenduese nuk do të na ndalojnë do të vazhdojmë të thejmë çdo barierë para nesh.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago