Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Dyert për anëtarësim në BE janë të hapura për ne, tani është momenti për vendime të guximshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në “Tema e ditës” në lajmet e televizionit Sitel, mes tjerash ka folur edhe për rëndësinë e vendimit për hyrje në BE.

“Kam biseduar edhe me kancelarin e Gjermanisë dhe presidentin e Francës, si dhe me kryetarin e Këshillit Evropian dhe kryetarin e Komisionit Evropian. Nga të gjitha anët vijnë sinjale të qarta për një derë të hapur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Na takon ne të marrim një vendim. Bllokimi për herë të parë vjen nga brenda, prandaj them se duhet të ketë guxim për të marrë vendim”, vlerësoi Kryeministri Kovaçevski në intervistën, përcjell Politiko.makdomen.net

Megjithatë, Kryeministri Kovaçevski e krahasoi Maqedoninë e Veriut me Kroacinë për sa i përket negociatave me BE-në.

“Ne ishim bashkë me Kroacinë, dhe Kroacia u bashkua me BE. Ne ishim në të njëjtin pozicion me Kroacinë kur filluam negociatat me BE-në, shikoni ku është Kroacia, shikoni ku jemi ne. Ata hynë dhe ne ende presim”, tha Kryeministri Kovaçevski.

I pyetur nëse vendi mund të marrë garanci për anëtarësim në BE në lidhje me proceset reformuese në BE, kryeministri Kovaçevski thekson se e ardhmja e BE-së është një nga temat që do të diskutohet në Samitin e ardhshëm joformal të Unionit në Spanjë, i cili do të mbahet së bashku me takimin e Komunitetit Politik Evropian.

“Ai takim do të jetë në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian, ku do të marr pjesë unë dhe ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Evropës, me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë. Ky është takimi i tretë, në Granada, ku do të diskutohen shumë tema të rëndësishme. Takimi joformal u organizua, siç e paralajmëroi edhe Sharl Mishel, për shkak të shumë temave të rëndësishme, përkatësisht luftës në Ukrainë, së dyti, sigurimit të pavarësisë më të madhe energjetike nga Rusia dhe së treti, e ardhmja e BE-së në drejtim të zgjerimit dhe dinamika e brendshme e përgatitjes së BE-së për regjistrimin e anëtarëve të rinj. Procesi mbështetet nga të gjitha shtetet anëtare si kurrë më parë. BE-ja e di se ka nevojë për zgjerim, në fakt, zgjerimi është emëruesi i përbashkët i të gjitha organizatave globale”, deklaroi Kryeministri Kovaçevski në intervistën për televizionin Sitel.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago