Categories: MAQEDONI

Grubi: Na pret fitore e madhe e BDI-së dhe “Frontit për Europë” në zgjedhjet e ardhshme!

“Nuk është e vërtetë që BDI i ka të gjitha frenat në qeveri. Është e vërtetë që kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, LSDM-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit. Z. Kovaçevski është njeriu nuk ka absolutisht asnjë paragjykim”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për Tv Kanal5, i pyetur për superioritetin e BDI-së ndaj partnerëve tjerë të koalicionit qeveritar.

I pyetur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare, Grubi tha se ka ende kohë deri në zgjedhjet parlamentare, dhe deri atëherë do të gjykojmë se çfarë është më e mira për vendin, por u shprehë i bindur për një fitore absolute.

“Jo thjesht një fitore, do të jetë një fitore të madhe BDI-së dhe Frontit për Europë në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Grubi, duke potencuar se në kongresin e fundit të BDI-së, është miratuar Rezoluta e cila përmban vija të kuqe për koalicion me partitë që nuk e njohin Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

I pyetur për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, Grubi tha se BDI është për një kandidat konsensual të “Frontit për Europë” i cili do të jetë edhe fitues i atyre zgjedhjeve përballë forcave retrograde.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago