Categories: RAJON

The Guardian: Po ndërmjetësohet për një takim Osmani-Vuçiq

Agresion i Serbisë i kryer në Kosovë më 24 shtator, i ka tensionuar edhe më tej raportet mes dyja vendeve.

Para gati dy javë, si pasojë e një sulmi mbi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar se liderët evropianë po mundohen të ndërmjetësojnë një takim mes presidentes Vjosa Osmani, dhe Aleksandar Vuçiqit.

“Vuçiq dhe Osmani do të marrin pjesë në një samit në Granada të 51 liderëve evropianë të enjten dhe burimet thonë se ka përpjekje për t’i bërë bashkë ata pavarësisht armiqësisë politike midis dy vendeve”, shkruan artikulli i “The Guardian” përcjell Klankosova.tv

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dje gjatë një interviste në CNN tha se shteti serb duhet të sanksionohet për veprimet e saj në veri të Kosovës.
Osmani tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.

“Është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. Çdo dëshmi tregon lidhjen direkt të shtetit serb me atë që ndodhi në veri të vendit.Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativen e Millosheviqit”, tha ajo.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago