Categories: MAQEDONI

SKANDAL/ Bilall Kasami angazhon pronar hotelesh për ti asfaltuar rrugët e Tetovës (DOKUMENT)

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Veton Murati ka alarmuar se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami vazhdon me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe buxhetit të komunal duke nënshkruar kontrata me subjekte juridiko-afariste të cilat merren me veprimtari tërësisht të kundërta nga punët që kërkohen të realizohen, shkruan Politiko.makdomen.net

“Komuna e Tetovës vazhdon me dhënien e tenderëve, firmave që merren me veprimtari tërësisht të kundërta nga punët që kërkohen të realizohen. Së fundmi katër tenderime me nënshkrim të kryetarit të komunës Bilall Kasami, për asfaltim rrugësh dhe për ujësjellës e kanalizime i janë dhënë një shoqatë që veprimtari e ka tregtinë dhe hotelerinë. Mos të harrojmë që para kësaj, tenderin për produkte ushqimore ia dhanë një librarie”, alarmon Murati.

Raportimet e fundit në media thonë se miliarda denarë ose miliona euro janë derdhur nga xhirollogaria e Komunës së Tetovës në llogari të dy kompanive të afërta me Bilall Kasamin. Denoncimi i cili në disa media ka arritur në formë anonime, flet për keqpërdorim të mbi dy milion euro nga kompani të cilët e ndihmuan kreun aktual të Tetovës, Bilall Kasami në zgjedhje lokale. (Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago