Të gjithë qytetarët e interesuar prej sot nga ora 18:00 deri më 7 nëntor të këtij viti, deri në orën 18:00, mund të regjistrohen falas në lotarinë për kartën e gjelbër për vitin 2025.
Kandidatët munden të paraqiten në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të shtetit https://dvprogram.state.gov/. ku ka udhëzimet e plota.
Rekomandohet që kandidatët të aplikojnë më herë dhe personalisht t’i përgatisin dhe paraqesin raportet e tyre.
Kandidatët mund të kërkojnë ndihmë nga ana e një personi të tretë i cili do ta dorëzojë aplikimin në emrin e tij, mirëpo për një person mund të ketë vetëm një aplikim, thuhet në kumtesë.
Secili kandidat është përgjegjës për të dhënat e tij dhe nëse informacionet e paraqitura në aplikim janë të plotë dhe të sakta. Vendosja e të dhënave të pasakta ose të paplota mund të çojë në diskualifikimin e kandidatëve edhe nëse zgjidhet si fitues.
Pa dallim nëse aplikimi është dorëzuar personalisht apo me ndihmën e ndonjë avokati, shoku ose familjari, secili kandidat mund të dorëzojë vetëm një aplikim personal. Dorëzimi i më shumë aplikimeve personale do të sjell skualifikimin nga lotaria.
Secili kandidat duhet ta vulos dhe ta ruaj faqen e aplikimit pas plotësimit të aplikacionit që të mund ta kontrollojë. Gjithashtu, secili kandidat duhet ta ruaj numrin e tij të vetëm deri në 30 shator të vitit 2025, pa dallim nëse do të jetë i zgjedhur që në fillim. Ky numër është mënyra e vetme për ta kontrolluar nëse kandidati është zgjedhur.
Kandidatët do të mund të kontrollojnë nëse janë zgjedhur përmes programit duke filluar prej datës 4 maj të vitit 2024.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…