Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Fronti evropian është i bashkuar për të marrë vendimet për hyrje në BE

“Konsideroj se të gjithë duhet të mblidhemi në një front evropian për të marrë vendimet që nevojiten për hyrjen e vendit në BE”, vlerësoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën në “Tema e ditës” në lajmet e televizionit Sitel.

Kryeministri Kovaçevski në intervistë theksoi se një nga proceset kyçe që po ndodh aktualisht është bashkimi në Evropë.

“Nëse do të jemi pjesë e tij, nëse do të jemi të parët, siç dëshiroj unë, kjo tani varet nga ne, varet nga vendosmëria, nga vizioni i politikanëve në parlamentin tonë për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët. Mjaftoi që qytetarët tanë me pasaporta të huaja të shkonin të punonin në Francë, Gjermani, tashmë kanë filluar në Sllovaki, Çeki, Poloni, gjë që ishte e paimagjinueshme që qytetarët tanë të shkonin vetëm sepse atje ka një standard më të lartë. Dhe pse ka? Sepse ndryshimi i vetëm është se janë vende anëtare të BE-së dhe se pas hyrjes kanë paga tre herë më të larta, treg prej gjysmë miliardë banorësh dhe kanë një standard jetese që po rritet për shkak të kësaj”, deklaroi Kryeministri Kovaçevski, përcjell Politiko.makdomen.net

Ai foli edhe për procesin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, në lidhje me kërkesën e opozitës shqiptare për të fshirë formulimin që i referohet “gjuhës që flasin 20 për qind e qytetarëve”.

“Blloku shqiptar i partive politike opozitare, në fakt duhet të mendojë nëse dëshiron të jetë pjesë e një koalicioni anti-BE kur flet për koalicion me VMRO-DPMNE-në. Sepse, kur shikoj pikëpamjet politike të VMRO-DPMNE-së dhe pikëpamjet politike të opozitës shqiptare, aktualisht e vetmja gjë për të cilën ata qëndrojnë është kundërshtimi i BE-së. Dhe kjo është mirë sepse mendoj se të gjitha partitë politike, nuk do të dalloja maqedonase, shqiptare apo vllahe e kështu me radhë, sepse mendoj se të gjitha partitë politike në vend u përkasin qytetarëve”, theksoi Kryeministri Kovaçevski, në intervistën për lajmet e televizionit Sitel.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago