Categories: SPORT

Trajneri i Çekisë: Në Shqipëri luajmë për gjithçka, është e vështirë por duam fitore atje

Selektori i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy e pranon se ekipin e tij e pret një ndeshje mjaft e vështirë në “Air Albania” kundër Kombëtares shqiptare.

Mirëpo, trajneri çek insiston se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren kundër Kuqezinjve për ta marrë primatin në grup.

Aktualisht, “Shqiponjat” prijnë me 10 pikë, dy më shumë se çekët, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan “Gazeta Express”.

E ajo e 12 tetorit po konsiderohet si më e rëndësishmja për të dyja Kombëtaret, në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024.

“Ne jemi optimistë, besojmë se mund t’ia dalim mbanë. Është një fakt i mirë që të gjithë lojtarët tanë janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje”, theksoi fillimisht Silhavy.

“Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore”, vazhdoi selektori i çekëve

“Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo që e kishim në shtëpi me ta. E kemi bërë vetë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, përfundoi Silhavy.

Selektori çek e zbuloi sot edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku u pa mungesa e sulmuesit të rëndësishëm, Patrick Schick. /Gazeta Express/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago