Categories: SHOWBIZ

Tashmë, të gjithë do të mund ta shijojmë turneun e Beyonce-s, si të ishim të pranishëm aty!

eyonce ka bërë bujë me turneun e saj madhështor “Renaissance”, i cili theu rekord pjesëmarrjeje e biletash, teksa të shumta ishin videot virale në rrjet të performancave që vetëm Queen Bey di të realizojë.

Ndërkohë, burime për gazetën “Deadline”, bëjnë me dije se ky turne do të përmblidhet në një film-dokumentar.

Thuhet se Beyonce është në bisedime e sipër për shpërndarjen e projektit direkt në AMC Theatres. Filmi pritet të publikohet më 1 dhjetor gjithmonë sipas medias në fjalë.

Beyonce i xhiroi dy shfaqje pjesë të turneut të saj botëror në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, muajin e kaluar për filmin.

Gazeta shtoi se këngëtarja e hitit “Halo” mund ta publikojë filmin e koncertit kur turneu i saj të përfundojë në Kansas City, Missouri.

Përfaqësuesit e Beyonce dhe AMC akoma nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago