Categories: MAQEDONI

LSDM: Mickoski është anti-BE, ndërsa VMRO-DPMNE-ja është anti-perëndimore

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Hristijan Mickoski është anti Bashkimit Evropian, dhe VMRO-DPMNE është parti anti-perëndimor.

Nga LSDM thonë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM, pa argumente mundohen të bllokojnë vazhdimin e rrugës evropiane të shëtit dhe anëtarësimin në BE.

“VMRO-DPMNE nuk mbështet asnjë vendim për integrimin Evropian dhe kanë bërë gjithçka për të rrezikuar të ardhmen evropiane. Mickoski ka organizuar protestë të dhunshme kundër propozimit Evropian, përhapjen e histerisë për gjoja bullgarizim dhe asimilim”, thonë nga atje.

Sipas tyre, VMRO-DPMNE ka shpërndarë gënjeshtra se gjuha maqedonase mund të jetë dialekt bullgar, dhe se ato se ato nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjes FRONTEX, si marrëveshje e parë e nënshkruar në gjuhën maqedonase”.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e mbështesin as Marrëveshjen e Prespës as anëtarësimin në NATO. Mickoski është i vetmi politikan i cili nuk e duartrokitën ratifikimin e anëtarësimit në NATO. Për 11 vjet, VMRO-DPMNE ka mbajtur shtetin të izoluar, jashtë BE dhe NATO, dhe sot është frena kryesore për integrimet evropiane”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago