Categories: SHOWBIZ

FOTO/ E bija mbush 1 vjeç, Sara Hoxha vjen me një dedikimin e ëmbël

Sot është një ditë shumë e veçantë për Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon.

E vogla e tyre, Ruya feston një vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë kaq të veçantë sigurisht Sara nuk i kurseu fjalët e bukura edhe publikisht.

“My Ruya, my dream!

Ti më ke ndryshuar jetën siç nuk e prisja dhe drita që ti rrezaton më ngroh shpirtin më së shumti.

Unë i dua vëllezërit e tu pafund, por ti je përgjegjësia ime me e madhe në këtë jetë.Me delikatesën tënde më bën të kem më shumë merak për ty dhe përballjen tënde me të ardhmen, e megjithatë jeta më ka treguar jo pak herë që ky është thjesht një paragjykim që na trashëgohet dhe mund të jesh ti ajo që i bëhesh krahë i fort vëllezërve duke mos harruar të duash me përkushtim prindërit siç vetëm një vajzë di.

Besoj gëzimi më i madh një ditë, do të jetë të kem rritur një vajzë të aftë për veten, me ëndrra plot dhe me vullnetin për t’i ndjekur ato këtu në Shqipëri pa kërkuar shpresë diku tjetër, me dëshirën për t’u munduar nga pak e çdo ditë, si gratë që do ta rrisin, për të përmirësuar vendlindjen e tyre e si rrjedhojë çdo brez që do të vijë.Sot ti nuk e kupton, por kur te rritesh do shohësh rreth teje gra të jashtëzakonshme, që krijojnë rrugën e tyre dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, për veten e tyre, por më së shumti për ndikimin që do kenë në jetën tende.

Mami të do shumë Ruya papatuya,”- shkruan Sara në rrjetin social “Instagram”.download (1)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago