Categories: RAJON

NATO: 700 ushtarë tjerë në Kosovë!

USHTRIA SERBE NË KUFI ME KOSOVËN – BUJAR OSMANI KONTAKTON DAÇIQIN

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Aleanca do të dërgojë 700 ushtarë shtesë në Kosovë, njofton Klan M, si përgjigje të tensioneve në rritje në veri të Kosovës.

Stoltenberg u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Kosovës të ndërmarrin hapa për deeskalimin e situatës, të përmbahen nga sjellje e papërgjegjshme dhe t`u kthehen negociatave që mbështeten nga BE-ja për të përmirësuar raportet

“NATO do të shpërndajë 700 ushtarë shtesë në Kosovë, për shkak të rritjes së tensioneve me serbët etnik. Një bataljon plotësues të forcave rezervë, gjithashtu, është vënë në situatë gatishmërie dhe do të shfrytëzohet sipas nevojës” – tha Stoltenberg.

Prania e pesë mijë udhtarëve të NATO-s në Kosovë, është garancë se kriza nuk do të shpërndahet në rajon – ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski gjatë një interviste për Radion Maqedonase.

“Është mirë që RMV-ja, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s dhe mund të parandalojnë konfrontimin e drejtpërdrejt të ushtrisë serbe dhe të Kosovës. Nëse nuk ishin 5.000 ushtarët e NATO-s, gjatë problemeve, tensioneve dhe konflikteve të fundit në veri të Kosovës, pa trupat e NATO-s atje konflikti do të shpërndahej dhe mund të përfshihej rajoni” – tha Stevo Pendarovski.

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani thotë se ka kontaktuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të shprehur shqetësimin për vendosjen e trupave shtesë të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën, kontaktova ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq këtë mëngjes. Përshëndes qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit. Mirëpres vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE është pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar për të ulur tensionet dhe për t’u kthyer në tryezë”, ka shkruar Osmani nëpër rrjetet sociale. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago