Categories: MAQEDONI

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin Punues për ndryshimet kushtetuese, Kasami tha se presin që qeveria të jetë më e arsyeshme dhe se “përderisa qeveria nuk është e interesuar të dëgjojë zërin tonë, nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese”. “Qëndrimi ynë është i qartë”.

– Ne jemi pa mëdyshje pro ndryshimeve kushtetuese, sepse na e përshpejtojnë rrugën drejt BE-së. Por Qeveria tregoi edhe një herë se nuk është e interesuar të shtyjë përpara ndryshimet kushtetuese, sesa të jetë e interesuar të mbijetojë ditët e fundit dhe ta çojë mandatin deri në fund. Pse? Ne si lëvizje bëmë një kërkesë formale, por qëndrimi i përbashkët i opozitës shqiptare është që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe ndryshimin e formulimit të gjuhës shqipe nga “gjuha e folur nga 20 për qind e qytetarëve” në formulimin “ gjuha shqipe”. Qeveria nuk ndjen as më të voglën përgjegjësi për ta futur në procedurë pa pasur detyrimin për të siguruar votat tona në Kuvend, tha Kasami në një intervistë për REL.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago