Categories: RAJON

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se qëndrimi i shtetit gjerman për sa i përket sovranitetit të shtetit Kosovës nuk ka ndryshuar.

Ai ka thënë se Gjermania nuk mendon që KFOR-i të marr nën kontroll veriun e Kosovës.

Mendoj se të gjitha deklaratat tona e kanë bërë të qartë këtë javë se Kosova është një vend sovran. Policia e Kosovës është institucion për zbatimin e ligjit në Kosovë e mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i”, ka thënë ambasadori Rohde, në intervistë për emisionin KallxoPërnime.

Rohde ka shtuar se nëse kërkohet nga Policia e Kosovës që të veprojë KFOR-i apo EULEX-i, ata do të veprojnë sipas rregullave.

Ndryshe të enjtën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se për sigurinë e veriut të Kosovës të vendoset misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, pas deklaratave se “KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.

Kurti në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga.ba” ka thënë se Kosova përgjatë kufirit me Serbinë ka nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë Policinë dhe KFOR-in por jo të ndryshohet protokolli sipas të cilit Policia është reaguesja e parë.

Rohde ka lavdëruar punën dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës.

Ai në një intervistë për emisionin #KallxoPërnime, ka thënë se Policia e Kosovës ka trajtuar me shumë profesionalizëm situatën në Banjskë të Zveçanit.

“Ne e kemi lavdëruar Policinë e Kosovës për trajtimin profesional të situatës. Nuk e shoh nevojën që KFOR-i të marrë përsipër këtë, sepse ne kemi një shtet sovran me një institucion të zbatimit të ligjit që ka vepruar shumë profesionalisht”, tha ai.

Ai ka shtuar se nuk është i vetmi që ka arritur në këtë përfundim sipas tij kjo u përmend publikisht edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Unë personalisht kam folur me kreun e Policisë, me komandantin e KFOR-it dhe të gjithë kanë thënë se ky është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe i mirë dhe duhet të vazhdojë si i tillë. Dua të them, sot në mëngjes ne folëm me Presidenten dhe unë gjithashtu përsërita se ky ishte një bashkëpunim i mirë dhe duhet të vazhdojë kështu, e veçanërisht në kohë të vështira, miqtë duhet të qëndrojnë krah njëri- tjetrit”, ka thënë ndër tjerash ambasadori Rohde./Kallxo.com/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago