Categories: SPORT

Nedim Bajrami, “vrasësi” i ekipeve “big” në Seria A

Nedim Bajrami është “vrasësi” i skuadrave të mëdha dhe nëse bëjmë një bilanc, janë 8 golat që ai ka shënuar kundër ekipeve me emër në Itali, ndërsa ndaj skuadrave të vogla në total ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës, një gol më pak që tregon se “gjahu” i preferuar për fantazistin janë ekipet kryesuese.

Gjithçka nisi me Napolin para dy vitesh ku gjatë një ndeshjeje Kupe, Empoli u mposht 3 me 2 dhe të dy golat i shënoi Nedimi. Më pas do të ishte Milani. Në 22 dhjetor 2021, mesfushori do të shënonte në portën e Menjasë, edhe pse në fund kuqezinjtë fituan 4 me 2. Nuk kalon shumë kohë dhe brenda janarit të 2022-shit, Bajrami do t’i shënonte Lacios, Interit dhe Romës.

“Viktima” e radhës do të ishte Milani sërish, ku në nisje të sezonit të kaluar, ai do të ndëshkonte Tatarushanun. Arrijmë te goli i tetë ndaj të mëdhave dhe ai është ndaj Interit këtë sezon. Deri tani, mesfushori kuqezi nuk ka futur topin në rrjetën e Juventusit, i vetmi ekip që i ka shpëtuar dhe në disa përballje është mjaftuar vetëm me asistin e dhënë.

Ndërkaq, shtatë golat e lojtarit të lindur në Zvicër janë kundër ekipeve si: Udineze, Bolonja, Venecia dhe Kremoneze në Serinë A, ndërsa Vinçenca, Verona dhe Kozenca në Kupën e Italisë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago