Categories: BOTA

Macroni me plan ambicioz për mbrojtjen e klimës

Qeveria franceze ka paraqitur një plan gjithëpërfshirës për mbrojtje më të madhe të klimës. Ajo angazhohet për të reduktuar emetimet e gazeve serrë me 55% deri në vitin 2030 krahasuar me vitin 1990. Për të arritur këtë qëllim, Franca duhet të lëvizë tani “dy herë më shpejt” se në vitet e mëparshme, theksoi Presidenti Emmanuel Macron në një takim ministror.

Fundi i dy termocentraleve të qymyrit deri në 2027

Macron prezantoi planet se si të punohet për të arritur qëllimet klimatike. Ai konfirmoi se dy termocentralet e fundit të Francës me qymyr do të ndalojnë së funksionuari në vitin 2027. Termocentralet duhej të mbylleshin vitin e kaluar, por qeveria e vonoi këtë për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës dhe mbyllja e reaktorëve bërthamorë francezë.

Një milion pompa termike deri në vitin 2027

Ashtu si Gjermania, Franca dëshiron të braktisë kaldajat me gaz për ngrohje dhe të kalojë në pompat termike. Prodhimi i pompave termike do të trefishohet në katër vitet e ardhshme. Nga tani deri në vitin 2027, Franca do të prodhojë një milion njësi dhe do të trajnojë 30.000 vetë për t’i instaluar ato, shpjegoi Macroni. Franca dëshiron të zhvillojë një sektor industrial të pompave termike dhe kështu të bëhet më pak e varur nga lëndët djegëse fosile.

Automobilët elektrikë më të lirë

Macroni gjithashtu dëshiron t’i bëjë automobilët elektrikë të përballueshëm për një pjesë të madhe të popullsisë. Duke filluar nga viti i ardhshëm, personat me të ardhura më të ulëta do të mund të marrin me qira makina elektrike për vetëm 100 euro në muaj. Oferta do të jetë e kufizuar për automjetet e prodhuara në Evropë. Modalitetet e sakta janë ende duke u përpunuar. Siç tha Macroni, numri i automobilave elektrikë të prodhuara në Francë duhet të rritet në një milion automjete në vit deri në vitin 2027.

Së fundi, Parisi dëshiron të inkurajojë kalimin nga përdorimi i automobilave në përdorimin e mjeteve të transportit publik. Për ta bërë këtë, në 13 aglomerate në vend do të krijohen rrjete hekurudhore për tramvajet e udhëtarëve, tha Macron. Një rrjet rajonal i transportit të shpejtë ka nisur të ndërtohet së fundmi në Strasburg.

Në përgjithësi, plani shtetëror i klimës duhet ta bëjë Francën më pak të varur nga lëndët djegëse fosile dhe më konkurruese, theksoi Macroni. Plani është pjesë e një politike të riindustrializimit të Francës përmes elektrifikimit të transportit dhe industrisë. Përveç kësaj, synohet të zvogëlohet varësia nga importet. /DW

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago