Categories: MAQEDONI

Grubi: Qeveria mbështet fuqishëm çdo investim që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot kanë marrë pjesë në hapjen solemne të elektrocentralit fotovoltaik më të madh në Ballkan të kompanisë “Mеy Energy” në Novaci, me kapacitet prodhimi të energjisë elektrike prej 55MW.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka theksuar se Qeveriа qëndron në mbështetje të fuqishme të çdo investimi që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike.

“Përgëzova mikun tim, afaristin Shefket Demiri dhe bashkëpunëtorët e tij për realizimin e këtij projekti që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin dhe rajonin në kohë të krizës globale energjetike. Qeveria qëndron në mbështetje të fuqishme të çdo investimi që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike përmes burimeve të rinovueshme të energjisë, gjë që është reaksion i domosdoshëm për mbrojtjen e ambientit dhe zmadhimin e potencialit prodhues vendor të energjisë elektrike”, thekson zëvendëskryeministri Grubi.https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/866027818220071?ref=embed_post

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago