Categories: MAQEDONI

Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, dënohen 70 vozitës

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë të mërkurën duke filluar nga ora 08:00 deri në 20:00 ka kryer aktivitete kontrolluese për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në zonë, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar 70 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Pesë shoferë kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 26 shoferë me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 48 shkelje të shpejtësisë në vendbanim, shumica me shpejtësi nga 30 deri në 50 kilometra në orë, si dhe 25 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në denarë, varësisht nga shpejtësia e tejkaluar, ndërsa vozitësve më të shpejtë do t’iu merret patentë shoferi për shkak të masës mbrojtëse në periudhë prej tre muajsh deri në një vit. (U.H)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago