Categories: MAQEDONI

Osmani: Maqedonia e Veriut është vendi më i keqtrajtuar në procesin e zgjerimit të BE-së

Garancia më e mirë për ruajtjen e identitetit maqedonas është pas inkuadrimit në NATO, vendi të bëhet anëtar i BE-së, thekson në një intervistë për gazetën gjerman Frankfurter algemajne cajtung (FAC), ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Megjithatë, shënon se Maqedonia e Veriut është vendi më i keqtrajtuar në procesin e zgjerimit të BE-së.

I pyetur nëse ka garanci se Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të tjera pas miratimit eventual të ndryshimeve kushtetuese, Osmani thotë se askush nuk mund ta dijë se ç’farë do të sjellë e nesërmja, transmeton Dojçe vele.

“Fatkeqësisht, shpesh herë jemi zhgënjyer, ndërsa dinamika në politikë bullgare është aq e pasigurt që nuk dihet se ç’farë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të fillojë të formulojë kërkesa të reja. Por, për mua e rëndësishme është ajo që është në agjendën e BE-së, asgjë tjetër. Ne arritëm kompromis me Bullgarinë, një plan veprimi për pakicat. Ne duam ta zhvendosim temën nga interpretimet historike dhe çështjet e identitetit ndaj të drejtave të njeriut dhe të pakicave, sepse në këtë jemi të mirë. E them si një person që nuk vjen nga grupi më i madh etnik në vend. Maqedonia e Veriut ka ndërtuar një model unikat të demokracisë multietnike funksionale, në kundërshtim me të gjithë skeptikët që besonin se kjo nuk ishte e mundur në Ballkan“, thotë Osmani.

Shefi i diplomacisë beson se janë keqinterpretuar anketat të cilat tregojnë se shumica e madhe e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Qytetarët e hedhin poshtë futjen e konflikteve identitare-politike në procesin e zgjerimit të BE-së, por nga ndryshimet e fundit kushtetuese nuk ka rrezik të tillë, përkundrazi, thekson Osmani dhe plotëson se ata “do ta përforcojnë dhe zgjerojnë demokracinë multietnike”.

Osmani thotë se është i vetëdijshëm për rrezikun që disa qarqe në Bullgari do të mundohen ta keqpërdorin situatën e mbi 80.000 (sipas FAC) shtetasve maqedonas të cilët posedojnë pasaporta bullgare.

“E di që pas kërkesave për të drejtat e pakicave fshihen qëllime të pandershme. Por, për mua kërcënim më i madh është se përderisa qytetarët tanë nuk janë pjesë e BE-së, ata do të detyrohen të aplikojnë për pasaporta bullgare për arsye sociale dhe ekonomike”, citon Osmani në intervistën për FAC.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago