Categories: MAQEDONI

Grubi – Vickers: Prioritetet tona janë hekurudha Shkup – Durrës, Qendra Klinike dhe Digjitalizimi i plotë

Shkup, 28 shtator – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka takuar të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, z. Martin Vickers, i shoqëruar nga ambasadori z. Matthew Lawson.

Grubi dhe Vikers biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, Asociacioni britanik i biznesit dhe mbështetja për stabilitet dhe siguri rajonale si dhe projektet që janë duke u realizuar përfshirë këtu hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike si dhe Digjitalizimi i plotë i Qeverisë dhe shërbimeve qeveritare.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan si të qëndrueshme përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, ku Grubi tha se Mbretëria e Bashkuar është investitori i dytë më i madh në vend kurse Maqedonia e Veriut partner i parë tregtar nga Ballkani Perëndimor

Puna e kompanive britanike në vendin tonë u vlerësua lartë e veçanërisht tash pas themelimit të Asociacionit Britanik të Biznesit, që do të kontribuojë edhe në tërheqjen e investimeve të reja, me theks të veçantë në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës.

Grubi dhe Vikers diskutuan edhe mbi aktualitetin politik në vend dhe rajon, ku e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të përforcimit të kapaciteteve demokratike, ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale në kuadër të NATO-s dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/865497321606454?ref=embed_post

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago