Categories: RAJON

Foshnja 9-ditëshe vdes në spitalin e Tiranës, prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT-së dhe atë të “Mbretëresha Geraldinë”

Një denoncim i rëndë është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me vdekjen e një foshnje 9 ditëshe. Prindërit e këtij të fundit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj. Shtetasi A. D thotë se lindja e foshnjës shkoi shumë mirë, erdhi në jetë me peshë rreth 4 kg.

Pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin ku pas ekzaminimeve u shikua e nevojshme ti bëhej kontroll i zemrës. Prindi thotë se spitalet shqiptare nuk kishin specialist, medikamente dhe as aparaturat përkatëse për trajtimin e rasteve të tilla. U vendos që të kryhej kontrolli në QSUT. Foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës. Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente”, thotë në kallëzim babai i foshnjës.

“Mu sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht” shton ai, teksa emri i ilaçit ishte Alprostoglandinë PGE 0.5 mg. Sipas babait të foshnjës ilaçi disponohej nga një spital privat në Tiranë, aty ku përtej kostove të larta, arriti të siguronte 5 copë.

Sipas tij është detyrë e shtetit të sigurojë këtë medikament për foshnjat me këto komplikacione.

Mjekët me të cilët babai diskutoi lidhur me këtë problem i sugjeruan që operacionin ta bënte jashtë vendit (Itali), ku kostoja shkonte mbi 40 mijë euro. Ndryshe t’i drejtohej fondacioneve që asistojnë për raste të tilla. Megjithëse u arrit të kryhej një operacion në QSUT, në kushtet kur nuk u gjet rrugë tjetër dhe jo në kushtet e duhura, foshnja ndërroi jetë vetëm një ditë më pas (25 gusht 2023).

Në kallëzim shtetasi A.D thotë se ai vetë dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 30 vite që paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe vetëm në një rast kur prej tyre u kërkua ndihmë nga shteti i tyre, nuk e gjetën atë.

Qytetari që humbi foshnjen 9 ditëshe, ka kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thotë se e ndërmori këtë iniciative në mënyrë që të merren masa që prindër të tjerë të mos gjenden në të ardhmen në situatë të tillë.

Tashmë, mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës nëse do ta regjistrojë kallëzimin për të hetuar se ç’ndodh me foshnjet e porsalindura të cilat mund të jenë me të tilla komplikacione./ OraNews

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago