Categories: RAJON

BE: Do të ketë pasoja për ngjarjet në Banjskë. Ishte një sulm terrorist!

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell Fontelles ka konfirmuar sot nga konferenca e shtypit të mesditës të Komisionit Europian, se do të ketë pasoja për ngjarjet në Banjskë, por pritet përfundimi i hetimit, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Peter Stano është pyetur mbi qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, polici i Kosovës që u vra në Veri të Kosovë nuk duhet të ndodhej aty , si dhe narrativës së krijuar në Serbi për të legjitimuar të ashtuquajturit“ luftëtarët e lirisë” në Serbi, që janë cilësuar si terrorristë nga BE.

Kjo narrativë është sfiduar qartazi nga zëdhënësi Peter Stano

“ Sê pari, më lejoni t’ju rikujtoj qartësisht qëndrimin e Bashkimit Europian mbi ngjarjen që ndodhi të djelën në Veri të Kosovës. Ky ishte një sulm terrorist. Një sulm terrorist duhet të hetohet dhe përgjegjësit për këtë sulm duhet të përgjigjen para drejtësisë. Të gjithë duhet të kontribuojnë dhe tê sigurojnë, që jo vetëm të ketë një hetim tê plotë, por të bëhet drejtësi për ata që e planifikuan, ekzekutuan dhe që janë pas këtij sulmi. Kjo është shumë e qartë dhe ky qëndrim i BE-së ështê përsëritur disa herë. Ajo që ndodhi të djelën është shumë serioze, duhet qartêsuar, sepse do të ketê pasoja. Por mënyra e veprimit të Bashkimit Europian nuk është të komentojë çdo koment që bëhet. Ne do të ndërrmarrim përgjigjjet e duhura kur shtetet anëtare të gjykojnë se ka ardhur koha për këtë”. – ka deklaruar Stano.

Sipas Peter Stano, kundëreagimet ndaj komenteve apo qëndrimeve të palëve si në rastin e presidentt Vuçiç bëhen drejpërdrejt midis përfaqësuesve tê Bashkimit Europian dhe palëve dhe jo në komunikim publik, pasi kjo nuk ndihmon hetimin./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago