Categories: RAJON

Shakira sërish akuzohet për evazion fiskal

Prokurorët spanjollë kanë akuzuar yllin e muzikës pop, Shakira, për mospagimin e 6.7 milion eurove (7.1 milion dollarë) në taksa mbi të ardhurat e saj të vitit 2018, raporton BBC.

Janë akuzat e radhës të autoriteteve spanjolle kundër këngëtares kolumbiane. Ajo edhe më herët ishte akuzuar për evazion fiskal.

Shakira dyshohet se përdori “kompani me seli në vende me taksa të ulëta dhe transparencë të ulët”, duke i dërguar paratë atje.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, e cila aktualisht jeton në Miami, është njoftuar për akuzat e fundit.

Ndër të tjera ajo akuzohet se ka dështuar t’i deklarojë parapagesat milionëshe që ka marrë për “El Dorado World Tour”.

Prokurorët spanjollë kanë hapur rastin e dytë ndaj saj në korrik të vitit 2023, por kanë njoftuar vetëm të martën për këtë.Ylli i popit po përballet edhe me akuza tjera për evazion fiskal. Prokurorët spanjollë thanë se Shakira jetoi në Barcelonë për më shumë se gjysmën e kohës midis 2012 dhe 2014 dhe shkaktoi evazion fiskal në vlerë 14.5 milionë euro.

Ndërkohë, Shakira ka pohuar se rezidenca e saj zyrtare ishte në Bahame, që do të thotë se ajo nuk i detyrohej Qeverisë spanjolle ato taksa.

“Shakira gjithmonë ka bashkëpunuar dhe respektuar ligjin, duke demonstruar sjellje të pakrahasueshme si individ dhe taksapagues dhe duke ndjekur me besnikëri këshillën e ‘PriceËaterhouse Coopers’, një firmë tatimore prestigjioze dhe e njohur botërisht,” kanë thënë më parë përfaqësuesit për Shakira për Fox News. “Për fat të keq, autoriteti tatimor spanjoll, që humb një në çdo dy padi me taksapaguesit e saj, vazhdon të shkelë të drejtat e saj dhe ta ndjekë edhe një rast tjetër të pabazë. Shakira ka besim se pafajësia e saj do të vërtetohet deri në fund të procesit gjyqësor”.

Pasi Shakira zgjodhi të mos pranonte një marrëveshje pranimi të fajit, prokurorët e çuan çështjen përpara në gjyq.

Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, jetonte në Spanjë që kur ajo filloi lidhjen me lojtarin tashmë të pensionuar Gerard Pique. Çifti, i cili ka dy fëmijë, jetoi së bashku në Barcelonë deri vitin e kaluar, kur i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare.

Ylli ndërkombëtar i popit do të shkojë në gjykatë në nëntor.

Autoritetet spanjolle të taksave, gjatë dekadës së fundit, kanë goditur yjet e futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndër të tjerë. Këta lojtarë u shpallën fajtorë për evazion fiskal, por iu shmangën kohës së burgut, shkaku i një dispozite që i lejon gjykatësve të lë në liri ata që dënohen për herë të parë dhe marrin dënim më të ulët se dy vjet burgim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago