Categories: RAJON

Serwer: Vuçiç është i qartë, po mundohet ta ndajë veriun nga Kosova

Prishtinë – Analisti i njohur, Daniel Servwr në ‘Lajmet e fundit” në RTK, ka theksuar se objektivi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është shumë i qartë. Sipas tij, Vuçiç mundohet që ta ndaj veriun, defakto apo dejuro nga pjesa tjetër e Kosovës.

Duke komentar sulmin e armatosur të grupit terrorist serb ndaj Policisë e Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Serwer ka theksuar se ka qenë sulm terrorist ndaj Kosovës, por cila ka qenë prejardhja e këtij sulmi sigurisht që mund të ketë pasur prejardhje nga Beogradi.

“Është pak e pamundshme që llojet e këtyre armëve mund të kenë ardhur në Kosovë pa e ditur dikush nga Beogradi. Mund të mos ketë ditur Vuçiçi për këtë. Por nëse nuk është urdhëruar nga Vuçiçi kjo mund të jetë mbase edhe më keq, pasi që nëse Radojçiç mund të bëjë diçka të tillë krejtësisht i vetëm, kjo tregon se qeveria e Beogradit, ka humbur krejtësisht kontrollin ndaj këtyre njerëzve. Por, unë nuk besoj që Vuçiçi e ka humbur kontrollin ndaj këtyre njerëzve. Besoj që është krejtësisht e qartë sepse llojet e armatimit apo materialet që kanë pasur nuk do të mund të bëheshin të mundshme pa ndihmën e Beogradit”, ka theksuar Serwer.

Duke komentuar për mundësin e që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste, Serwer ka theksuar se nuk beson që mund të ketë kredibilitet për të përfaqësuar këdo në Kosovë në këtë moment.

“Gjithsesi problemi është se nëse ndalohet si entitet, kjo mund të kontribuojë në polarizimin e mëtejmë në veri dhe të kufizojë ndikimin e Prishtinës në veri”, ka theksuar Serwer.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago