Fillimi i sezonit nuk ka qenë shumë i mirë për Vedat Muriqin. Ai e ka nisur me dy penallti të humbura. Por Në takimet e fundit, të gjithë kanë nisur të shohin Muriqin më të mirë, atë në sezonit të kaluar. Pas golit në fundjavë (me penallti), ai ka qenë protagonist absolut në barazimin 2-2 të Majorkës kundër Barcelonës të martën në mbrëmje. Kosovari ka shënuar një gol dhe ka dhënë asistin për golin e Prats, duke qenë kështu lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Ne vinim nga një humbje e shëmtuar dhe duhej t’i rregullonim gjërat, duhej të reagonim. Luanim kundër një ekipi të madh, por kur luftoni dhe luftoni, edhe fati vjen. Unë mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Majorkës.
Mes të tjerave, Muriqi ka folur edhe për golin, duke e pranuar se është çliruar pas një ngërçi në nisje të sezonit.
“Ne e dinim se ata janë shumë të mirë me topin. Mendoj se po të kishim qenë më të kujdesshëm mund t’i kishim bërë më shumë dëme Barcelonës. Gjithsesi, një pikë ndaj tyre nuk është keq. Të mos të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit. Edhe vetë jam i kënaqur me punën time. Unë jam një sulmues dhe kur nuk shënon, nervozohesh. Më duhej kjo ndeshje, më duhej kjo paraqitje, ky gol. Kështu është një sulmues, kur shënon një, zakonisht vijnë edhe të tjerët”, deklaroi Vedat Muriqi pas ndeshjes.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…