Categories: MAQEDONI

Më 21 tetor, manifestim letrar nga ABC-Poetike: Poetët shqiptarë me mesazhe paqe nga Shkupi

Më 21 tetor në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” në Shkup, do të mbahet manifestimi tradicional letrar “100 mijë Poetët e botës për paqe dhe ndryshim” në organizim të Shoqatës ABC – Poetike. Ky manifestim poetik është një ngjarje kulturore e rëndësishme që organizohet në 140 vende të botës, ndërkaq nga Shkupi do të dërgojnë mesazhin e paqes nëpërmjet poezive të tyre poetët nga të gjitha trojet shqiptare.

“Për ne si shoqatë e shkrimtarëve ABC – poetike, manifestimi “100 mijë poetët e botës për paqe dhe ndryshim” i cili organizohet nga shoqata jonë është shndërruar në një manifestim tradicional, dhe ky vit është viti i pestë me radhë.”, thotë për indeks.mk, kryetari i kësaj shoqate, Vullnet Sadiku.

Ky është një manifestim me rëndësi të madhe kulturore, thotë ai, dhe e veçanta e tij është se përveç Maqedonisë, të njëjtën ditë organizohet në 140 vende të botës.
Sadiku gjithashtu u shpreh se përmes këtij manifestimi, synojnë të transmetojnë një mesazh publikut që paqja të sjellë ndryshim në të gjitha vendet. Poezitë që do të lexohen kanë fokus të veçantë në paqen botërore..

“Ne duam t’i përçojmë publikut një mesazh që bota me anë të paqes të sjelli ndryshim, në çdo vend të ketë vetëm paqe prandaj dhe poezitë të cilat do të lexon si fokus kryesor do ta kenë vetëm paqen e botës.”

Shoqata nëpërmjet rrjeteve sociale fton poetët Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e trojet tjera ku jetojnë shqiptarët që të paraqiten në këtë manifestim. Ndër emrat që pritet të marrin pjesë janë Flora Brovina, Diellza Çitaku, Ferida Ismani etj.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago