Categories: SPORT

Barcelona pajtohet verbalisht me Manchester Cityn për çmimin e Joao Cancelos

Barcelona raportohet se është pajtuar me Manchester Cityn për çmimin e mbrojtësit portugez Joao Cancelo, sipas raportimeve të fundit në Spanjë.

29-vjeçari iu bashkua Barcelonës në formë huazimi nga Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, pasi u bë lojtar ‘nongrata’ në “Etihad”, me Pep Guardiolan që kërkoi largimin e tij nga ekipi.

Sidoqoftë, pas një starti të furishëm me fanellën e Barcelonës, ku Cancelo ka regjistruar dy gola dhe një asistim në tri ndeshjet e para si startues, tifozët e Barcelonës janë duke kërkuar qëndrimin e tij edhe sezonin e ardhshëm.Gazetari spanjoll Jose Alvarez, ka zbuluar se Barcelona është pajtuar verbalisht me Manchester Cityn për një çmim rreth 35 milionë euro.

Edhe me atë çmim, Barcelona me shumë mundësi do të duhej të gjeneronte para përmes shitjeve në mënyrë që të blejnë kartonin e Cancelos.

Nëse një marrëveshje është vetëm verbale, nuk do të ishte befasi në rast se City rrit çmimin në rast se paraqitjet e tij të mira vazhdojnë, duke ditur se ata e huazuan portugezin në afatin kalimtar të janarit, duke ia vënë opsionin e blerjes për 70 milionë euro./Telegrafi/

City_Xtra

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago