Categories: MAQEDONI

Profesor Nazmiu, më shumë se intelektual

Nga Prof.dr. Osman KADRIU

Nga një sëmundje e rëndë ndahet nga jeta Prof.Dr. Nazmi Maliqi, me atributet e një intelektuali të rrallë në shoqërinë tonë dhe më gjerë. Për personalitetin dhe veprën e profesor Nazmiut mund dhe duhet të flitet shumë. Veçojmë dy nivele të rëndësishme, atë shkencor dhe atë shoqëror.

Sa i përket aspektit shkencor, profesor Nazmiu i përket plejadës së parë intelektualo-shqiptare në vendin tonë me thirrje shkencore (akademike) dhe atë universitare i cili u inkuadrua në mbarëvajtjen e arsimit sipëror në gjuhën shqipe. Ka qenë i angazhuar, si profesor universitar, në më shumë universitete në vend dhe jashtë, duke përfshirë edhe universitete konkrete në Kosovë.
Si profesor universitar, prof. Nazmiu në veçanti ka dhënë kontribut shkencor në Universitetin “FON” në Shkup, në të cilin ngeli deri në fund të karrierës së punës. Si punonjës shkencor ka qenë i dalluar në botimin e veprave nga fusha e shkencave politike, sociologjike; të së drejtës ndërkombëtare publike; sigurisë dhe mbrojtjes, etj. Në veçanti vlerësohen artikujt – njësitë bibliografike shkencore të tij të botuara në vendin tonë dhe më gjerë. Prej revistave shkencore veçojmë revistën “Vizione”, në të cilën ishte udhëheqës, redaktor dhe kryeredaktor i saj.

Profesor Nazmiu, si pedagog ka pasur qëndrim pedagogjik dhe profesional me studentët. Ka pasur qëndrim kolegial dhe profesional me të gjithë të inkuadruarit në universitet. I çmonte dhe i respektonte të gjithë. Nga të gjithë ishte i respektuar.

Përveç profesurës, profesori i nderuar ka ushtruar edhe poste udhëheqëse në universitet. Në dy mandate ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave Politike, prorektor në universitet dhe senator i tij.

Në të gjitha veprimet dhe me sjelljen e tij, profesori Nazmi, manifestonte një shkallë të lartë të kulturës, një shkallë të lartë të një intelektuali të vërtetë. Ka qenë dhe do të mbetet personalitet me vlera të larta morale.

Në fushën e marrëdhënieve shoqërore, profesori ka ushtruar edhe funksione publike në pushtetin legjislativ dhe në pushtetin ekzekutiv. Në periudhë konkrete kohore ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës. Në pushtetin ekzekutiv ka ushtruar poste – funksione zëvendësministër i Mbrojtjes. Funksionet shtetërore i ka ushtruar me kompetencë, përgjegjësi dhe në veçanti me ndershmëri. Rezultatet e arritura në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore të profesorit janë të njohura për opinionin e gjerë.

Duke e vlerësuar kontributin e profesorit në shkencë, kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore, profesori e fiton atributin që të jetë i dashur në familjen e tij, të cilën e ka dashur shumë; të jetë i çmuar në shoqëri; e në veçanti të jetë i çmuar dhe i respektuar në botën akademike dhe jo vetëm nga ajo.

(Fjalim i autorit në mbledhjen komemorative në “FON”)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago