Categories: MAQEDONI

Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve/ Doko: Punojmë bashkë për një vend më progresiv

Shkup, 26 shtator – 28 shtatori – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve, sot në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është shënuar përmes një Punëtorie në të cilën morën pjesë nxënës të shkollave fillore nga komuniteti boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Krahas Zëvendës ministrit z. Xhabir Doko, të pranishëm në këtë Punëtori ishin dhe Eran Kurtish – Drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive si dhe Admir Ujkanoviq – Drejtor i Drejtorisë për Afirmimin dhe Avancimin e Kulturës së Pjesëtareve të Bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Jam veçanërisht i lumtur që me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, në ministrinë tonë kemi mysafirë të mrekullueshëm, të cilët e ndriçuan ditën e sotme me energjinë dhe entuziazmin e tyre. E ardhmja u përket të rinjve dhe jeni ju që do t’i jepni formë shoqërisë sonë në vitet e ardhshme, drejt një vendi më të mirë dhe më progresiv për të jetuar. Unë dua që këtu të ndiheni si në shtëpinë tuaj, sepse kjo ministri është shtëpia e të gjitha bashkësive në vendin tonë. Jam i bindur se sot, përmes talenteve dhe aftësive tuaja, do të mësojmë gjëra të reja për traditën dhe kulturën e pasur boshnjake, e cila në thelb është pasuria e përbashkët e vendit tonë dhe kjo punëtori artistike do të kthehet në një përvojë të këndshme që do të zgjojë kujtime të mrekullueshme për ju në të ardhmen. Gëzuar 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve”, është shprehur kështu Zëvendës ministri Doko.

Ndryshe, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të vazhdojë të ndërtojë ura bashkëpunimi ndërmjet të gjithë pjesëtarëve të bashkësive etnike në mbarë vendin, duke ushqyer diversitetin e tyre kulturor dhe traditat që janë gërshetuar në konceptin për një shoqëri të barabartë për të gjithë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago