Categories: RAJON

Begaj do marrë pjesë në funeralin e Giorgio Napolitano

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.

Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.

Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.

Ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano u shua në moshën 98-vjeçare në Romë. Ai ishte Presidenti i 11-të i Republikës Italiane, detyrë që e mbajti nga maji 2006 deri në janar 2015 dhe i pari në historinë e vendit të tij që u zgjodh për një mandat të dytë. Napolitano kishte një karrierë të gjatë politike duke shërbyer 2 herë si kryetar i Dhomës së deputetëve./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago