Categories: RAJON

Avokati Shkoza: Terroristëve serb mund të iu jepet burgim i përjetshëm (VIDEO)

Policia e Kosovës ka arritur që deri tani t’i arrestojë gjashtë persona, të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Tashti, ata janë në dorë të drejtësisë së Kosovës. Avokati, Armend Shkoza, në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, ka bërë me dije se të përfshirët në akte terroriste mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Shkoza, gjatë intervistës me autorin e emisionit Enis Reçica, tha se ata dyshohen për terrorizëm, dhe në këtë suazë beson se do veproj edhe Prokuroria e shtetit. Megjithatë, palët kanë mundës të mbrohen.

Sipas tij, nëse të akuzuarit nuk marrin avokat, atëherë shteti i Kosovës obligohet t’iu siguroj mbrojtje atyre, siç parashihet me ligjet në vend, njofton Klankosova.tv.

Veç kësaj, ai gjatë bisedës në Sytë 7, tha se edhe armatimi i gjetur, me një sasi tejet të lartë, e rëndon shumë peshën e dënimit të të akuzuarve.watch

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago