Arbenita Bunjaku vajza e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku me lot në sy ka thënë se ndjehet krenare për heroizmin e babait të saj.
“Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona”, u shpreh vajza e policit të ndjerë.
Ajo më tej shtoi se “nuk e di si të jetoj pa ty”.
“Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pash, është shumë e rëndë për mua. Të gjitha na i mësove por asnjëherë sesi të jetojmë pa ty. Flijove jetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty dhe heroizmin tënd”, tha mes tjerash Arbenita Bunjaku, vajza e policit të ndjerë.
Në fund të fjalës së saj ajo i dha edhe një premtim babit të ndjerë.
“Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…