Dikush nga Manastiri i Banjskës ka tradhtuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot për “Geopost” një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.
“Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiq dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë”, tha burimi.
Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar në lidhje me rezistencën në Banjskë.
“Të paktën 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.
Si pasojë e një sulmi terrorist mëngjesin e së dielës është vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku në veri të Kosovës.
Beteja mes Policisë së Kosovës dhe grupacionit terrorist vazhdoi edhe më vonë, kur këta të fundit kishin ikur për në Manastirin e Banjksës, fshat në Zveçan.
Si pasojë e luftimeve forcat e Policisë së Kosovës, si kundërpërgjigje i kanë vrarë katër persona nga grupi kriminal serb.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…