“I thashë Eltionit do kërceja edhe me një gjethe para. Nuk kam limite si personazh”
Elidona SylaNjë nga konkurrentet e “Dancing With The Stars”, Ina Kollçaku, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio.
Gjatë intervistës, Ina përshkroi emocionet e saj si dhe rrëfeu se si po e pret këtë eksperiencë të re.
Kollçaku u shpreh se ‘është shumë aktive dhe intensive’ si dhe e ka ‘marrë shumë seriozisht’.
“Nuk e kisha shumë me frikë fizikisht. Është e vështirë patjetër. Kërcimi im i parë është shumë intensiv. Po mësoj edhe terminologjinë paralelisht me koreografinë”, tha konkurrentja e DWTS.
Ndërsa e pyetur se sa do të guxonte në show-n magjik të kërcimit, Ina i habiti të gjithë me përgjigjen.
“Unë mendoj se do shkaktoj zhurmë. Nuk e kam problem lakuriqësinë. Patjetër që do kërceja nudo, por nuk besoj se do e lejojë patenta. I thashë Eltionit do kërceja edhe me një gjethe para. Nuk kam limite si personazh”, tha Ina Kollçaku.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…