Categories: MAQEDONI

Komuna e Çairit lë nxënësit pa transport të organizuar! Japin arsyetim qesharak për problematikën…

Nxënësit e Vizbegut që mësojnë në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair kanë mbetur pa transport të organizuar që nga nisja e vitit të ri shkollor e të cilin vitin e kaluar shkollor ua mundësoi Komuna e Çairit.

Për të mbërritur në shkollë nxënësit detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre. Siç thanë fëmijët, mungesa e transportit shpesh herë ka detyruar fëmijët të humbin nga mësimi.

“Kemi dal, kemi prit, nuk ka ardhur pastaj prapë jemi kthyer në shtëpi”, tha një nxënës.

“Prej se ka filluar viti shkollor kemi dal me prit autobusin por nuk ka ardhur dhe kemi mbet vonë për në shkollë. Kur jemi kthyer në shtëpi s’kemi pas veturë se prindërit kanë qenë të zënë edhe kemi mbetur pa shkollë”, u shpreh një nxënës tjetër.

“Të gjithë fëmijët e tjerë shkojnë në shkollë dhe e mbajnë mësimin me rregull, ne çdo herë gati e kemi humbur mësimin, s’ka pas kush të na dërgojë”, tha një nxënëse tjetër.

Banorët e Vizbegut kujtojnë institucionet përkatëse se kishin premtuar transport të organizuar për nxënësit derisa të hapet shkolla e re në Vizbeg. Gjithashtu, të revoltuar prindërit thanë se çdo kush po luan me fatin e fëmijëve të tyre.

“Le të na tregojnë sa kohë do të jenë të dënuar këto fëmijë që kanë mbet rrugëve, duhet me pas transport patjetër kush është i lirë i dërgon por të gjithë nuk i zë makina, duhet me ardh dy herë. Disa mbesin pa shkollë, disa dalin në rrugë e kthehen, katastrofë”, tha një banor.

Nga Komuna e Çairit thanë se këtë vit nuk kanë paraparë buxhet për transportin e nxënësve të Vizbegut, duke vendosur faj tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga Ministria e Arsimit thanë se çdo gjë që është kërkuar nga Komuna e Çairit është plotësuar. Gjithashtu, nga dikasteri i Arsimit kujtojnë se me kohë kanë njoftuar komunën për organizimin e transportit të mbi 40 nxënësve deri në momentin që shkolla e re në Vizbeg nuk fillon me punë. Sipas Ministrisë së Arsimit, shkolla e re pritet të hapet më 1 Tetor./ Alsat.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago