Categories: SHOWBIZ

Fiori Dardha flet sëmundjen e pashërueshme nga e cila vuan dhe frikën e saj më të madhe! Moderatorja: Kur u konstatua nga mjekët, situata ishte serioze

Moderatorja Fiori Dardha ka folur për sëmundjen e pashërueshme autoimune. Fiori Dardha u shpreh se kur sëmundja e cila i dëmton mëlçinë u konstatua nga mjekët situata ishte serioze, por theksoi se nuk u tremb për veten e saj, por për familjarët.

fiori dardha2

Moderatorja tregoi se frika e saj më e madhe është djali, Abeli dhe të afërmit, për mënyrën se si ata do e përjetonin.

“Nuk u tremba për vete, në asnjë moment dhe tani që jam mësuar të bashkëjetoj me të dhe di se si ta menaxhoj situatën nuk kam fikë, frika ime më e madhe është për të afërmit e mi, nuk duan që ata ta përjetojnë, të jetojnë me ankthin e sëmundjes sime sepse duke qenë se janë të pashërueshme kërkojnë edhe trajtim të vazhdueshëm”, u shpreh ajo në “S’e luan topi”.Moderatorja theksoi se përpiqet të bëjë një jetë normale pasi vetëm në këtë mënyrë ndihet më e qetë.

Fiori Dardha: “Shqetësimi im më i madh në atë kohë ishte për të afërmit e mi sepse kur dikush mëson se vuan nga një sëmundje, më tepër ka merakun e familjarëve se si do e përjetojnë se sa të vetin.

Disa vite më parë u diagnostikova me një sëmundje autoimune, janë të gjitha të pashërueshme, por stadi në të cilin doktorët e konstatuan situata ishte goxha serioze, Nuk u tremba për vete, në asnjë moment dhe tani që jam mësuar të bashkëjetoj me të dhe di se si ta menaxhoj situatën nuk kam fikë, frika ime më e madhe është për të afërmit e mi, nuk duan që ata ta përjetojnë, të jetojnë me ankthin e sëmundjes sime sepse duke qenë se janë të pashërueshme kërkojnë edhe trajtim të vazhdueshëm. Unë vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe kujdesi duhet të jetë maksimal, përpiqem që ta harroj se e kam. Sigurisht respektoj protokollet dhe këshillat e mjekut tim. që më ka shpëtuar jetën.

Frika më e madhe është për Abelin, çdo ditë e imja është e projektuar për të. Nuk do doja kurrsesi që ai të ndjejë keqardhje për mua, dua të jetë i lumtur me mua dhe të ketë një mama që i fal pozitivet e i fal energji, përpiqem që t’ia fsheh këtë anën time. Përpiqem të bëj një jetë normale sepse kështu është më mirë e unë ndihem më qetë.”

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago