Prej kohësh, Emina Çunmulaj është tërhequr nga karriera si modele, duke iu dedikuar familjes, por edhe bamirësisë. Megjithatë, kjo nuk e ka bërë që të harrohet nga spektaklet e bukurisë.
emina cunmulaj6
Për herë të parë, një shqiptare do të ftohtet si pjesë e jurisë së “Miss USA 2023”. Lajmin, i cili na bën krenarë të gjithëve, e ka dhënë faqja zyrtare e kompeticionit në Instagram, ku i ka dedikuar disa fjalë shumë të bukura modeles shqiptare, teksa ka renditur disa prej arritjeve të saj.
“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të ‘Miss USA 2023’. Emina Cunmulaj Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare, duke fituar ‘Elite Model Look Yugoslavia’ në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj.
Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, thuhet në postimin dedikuar.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…