Dje, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë një intervistë për media foli për përplasjet e fundit me Gruevskin, nga ku tha se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti kanë marrë zarfe me USB në të cilat, siç tha ai, ka pasur dëshmi për lidhjen mes LSDM-së, BDI-së dhe Gruevskit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së nga ku thanë se Ahmeti është takuar me Gruevskin dhe Zaevin vetëm në takime speciale për procesin e pajtimit gjatë negociatave të Përzhinës dhe askush nuk ka diskutuar për Kodin Penal.
Nga BDI shtojnë se bisedimet e vetme për Kodin Penal janë bërë me Mickoskin në takimet e liderëve në klubin e deputetëve me iniciativë dhe kërkesë të tij, kur ai u bë kryetar i VMRO DPMNE-në.
Nga BDI-ja potencojnë se se Ahmeti dhe Xhaferi nuk kanë marrë asnjë zarf apo ndonjë USB. BDI-ja nuk është pjesë e ndonjë skenari apo komploti intrigues dhe nuk ka agjendë të dyfishtë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…