Categories: BOTA

SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës

Uashingtoni tha të enjten se Polonia mbetet një aleate e ngushtë e Ukrainës, pasi Varshava tha se nuk do t’i siguronte më armë Kievit mes një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit.

Në një konferencë shtypi të enjten, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve.

“Kur lexova titujt lajmeve këtë mëngjes, sigurisht që isha i shqetësuar dhe kisha pyetje lidhur me këtë. Por më pas zëdhënësi i qeverisë polake sqaroi se në fakt Polonia do të vazhdonte ta ndihmonte Ukrainën me pajisje të prodhimit polak, përfshirë municion për artilerinë e rëndë Howitzer”, tha zoti Sullivan.

I pyetur për mbështetjen e vendit të tij për Kievin të mërkurën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se nuk do të dërgoheshin armë të reja në Ukrainë.

“Ne nuk po transferojmë më asnjë armë në Ukrainë, sepse tani po armatosemi me armët më moderne”, tha ai për Polsat News të Polonisë.

Varshava më vonë sqaroi se vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione, që janë pjesë e dërgesave për të cilat është rënë dakord më parë.

Polonia ka qenë deri tani një nga aleatët më të angazhuar të Ukrainës, që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Polonia ka strehuar rreth 1.6 milionë refugjatë nga Ukraina dhe i ka dhënë Kievit mbështetje të konsiderueshme ushtarake, duke përfshirë tanke gjermane Leopard 2, tanke T-72 të epokës sovjetike dhe avionë luftarakë MiG-29.

Por mosmarrëveshjet mes dy vendeve u shkaktuan nga vendimi i Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për të vendosur në mënyrë të njëanshme kufizime ndaj importeve ukrainase të grurit dhe disa produkteve të tjera bujqësore, pas vendimit të BE-së për t’i hequr ato./VOA

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago