Categories: SPORT

Ballkani pësoi humbje 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht 1-0 në transfertën e Viktoria Plzen, nga një gol aksidental që u realizua nga Kalvach.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura me ekipin e trajnerit Ilir Daja që në këtë fraksion tregoi një formë të mirë. Sfida u zhbllokua nga një gol aksidental i Kalvach në minutën e 73’, me këtë të fundit që u dha avantazhin dhe fitoren 1-0 vendasve. Pas raundit të parë, Ballkani renditet në vend të tretë të Grupit C me zero pikë, pas Dinamo Zagrebit kryesues dhe Viktoria Plzen të vendit të dytë.

Ndeshja tjetër e Grupit C, ajo mes Dinamo Zagreb dhe Astana u mbyll me rezultatin 5-1. Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 43’me Petkovic që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në fraksionin e dytë Dinamo Zagreb gjeti edhe tre herë të tjera rrugën drejt rrjetës, sërish Petkovic shënoi me penallti në minutën e 53’, Bulat realizoi në minutën e 58’, Marin në minutën e 85’ dhe Halilovic në minutën e 90+3′.

Ndërsa për Astanën rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Hovhannisyan, i cili shënoi në minutën e 78’.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago