Kosova ka zënë vend të rëndësishëm në fjalimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York. Shqipëria dhe Kroacia kanë përmendur të drejtën e Kosovës për pavarësi dhe kanë thirrur për njohje universale. Presidenti i Kroacisë ka bërë një thirrje për të njohur Kosovën si shtet i barabartë në bashkësinë e kombeve.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka bërë një thirrje të fortë për njohjen universale të Kosovës si shtet i barabartë në bashkësinë e kombeve. Ai beson se kjo është në interesin e stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
“Ne vazhdojmë të avokojmë për njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtave të saj për ekzistencë si anëtar i barabartë i bashkësisë së kombeve. Është në interesin tonë të promovojmë stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij rajoni, si dhe procesin e integrimit europian, i cili besojmë se mbetet vendimtar për prosperitetin e ardhshëm të fqinjëve tanë dhe për të cilin shpresojmë se do të përshpejtohet në vitet e ardhshme”, tha ai.
Edi Rama, si kryeministër dhe mbajtës i Presidencës së Këshillit të Sigurimit, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
“Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar të Ballkanit Perëndimor e sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre apo makthet e tyre që kanë eksportuar. Pavarësisht sa përpiqeni Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj Karte të OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka të bëjë me mësimet e nxjerra për të tejkaluar të shkuarën dhe për të mësuar një të ardhme së bashku përmes bashkëpunimit”, tha Rama.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…