Policia në bashkëpunim me policinë e pyjeve ka arrestuar 10 persona për prerje ilegale të druve në vendin e quajtur “Ramno”. Personat ishin duke prerë dru pa dokumentacion dhe janë gjetur rreth 400 metër kub dru zjarri të prera. Gjithashtu, janë gjetur katër kamionë të ngarkuar me dru zjarri, një automjet pasagjerësh, tre sharra elektrike me motor dhe sende të tjera për prerjen e druve. Automjetet, drutë dhe sendet e tjera janë marrë për procedim të mëtejshëm.
“Nga liria janë privuar S.A.(28), R.A.(22), XH.A.(24), E.A.(37), B.S.(39), D.A.(51), Q.A.(53), S.A.(47), XH.S.(34), të gjithë nga fshati Brezë dhe B.M.(27) nga fshati Haraçinë, Shkup. Personat janë kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, ku janë gjetur rreth 400 metër kub dru zjarri të prera. Në vendngjarje janë gjetur katër kamionë të ngarkuar me dru zjarri, një automjet pasagjerësh, tre sharra elektrike me motor dhe sende të tjera që përdoreshin për prerjen e druve. Automjetet, drutë dhe sendet e tjera janë marrë për procedim të mëtejshëm, ndërsa personat janë ndaluar në stacion dhe me ta është realizuar bisedë zyrtare”, thonë nga MPB./tv21.tv
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…