Categories: MAQEDONI

Kovaçevski dhe Escobar: SHBA-ja mbështet plotësisht rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq vizituan New York. Ata takuan zv.sekretarin e Shtetit Gabriel Escobar për të diskutuar çështje të rëndësishme për partneritetin strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA. U theksua miqësia e fortë midis dy vendeve.

Takimi midis Kryeministrit Kovaçevski dhe përfaqësuesit të lartë të SHBA-së, Escobar, ishte një rast për të diskutuar çështje të rëndësishme për partneritetin strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. U theksua miqësia e fortë dhe bashkëpunimi aktiv midis dy vendeve.

SHBA-ja vlerëson pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në misionet e paqes dhe partneritetin e përgjegjshëm në NATO. Maqedonia e Veriut shihet si një partner i besueshëm dhe ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara në rrugën e saj evropiane.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi SHBA-në për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut. Është e nevojshme të përkushtohemi për integrimin evropian.

“Mbështetja nga SHBA-të është e një rëndësie të madhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Maqedonisë, për prosperitetin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, si dhe të gjithë rajonit. Është e nevojshme që në periudhën e ardhshme të merret edhe një vendim shtetëror që do të sigurojë integrimin evropian – edhe Qeveria edhe unë personalisht jemi fuqishëm të përkushtuar për këtë qëllim”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim u diskutua edhe për zbatimin e reformave në vendin tonë, me fokus sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Me këtë theksohet rëndësia e mbështetjes që Maqedonia e Veriut merr nga SHBA-të në këto procese të rëndësishme për qytetarët dhe për integrimet evropiane, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago